Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën, nuk përfaqësojnë studentët!
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka reaguar për protestën e sotme studentore. Në një moment përshkallëzimi, protestuesit dëmtuan dhe dogjën Piramidën, për të cilën Mazniku thotë se u ndërtua si” një shtëpi e të rinjve, e dijes dhe teknologjisë. Sipas tij ata që dogjën Piramidën, nuk përfaqësojnë studentët. Postimi i plotë i Maznikut: “Piramida u ndërtua si një shtëpi e të rinjve, e dijes dhe e teknologjisë. Sot, në Piramidë, 6,540 të rinj mësojnë në TUMO Tirana dhe École 42 Tirana, ndërsa 50 startup-e zhvillojnë idetë dhe bizneset e tyre në Plug and Play. Kjo është Piramida që u dogj dhe u dëmtua gjatë protestës. Protesta është një e drejtë demokratike. Por djegia dhe shkatërrimi i një hapësire publike të...
Burimi:
javanews.al