Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mazniku në Gjinar: Një zonë me hijeshi dhe plot potenciale, do ta vendosim në zemër të turizmit
👁6590
Drejtuesi politik i PS-së për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku ka vijuar edhe këtë të enjte me takimet elektorale. Ai është ndalur në fshatin Gjinar, ku përmes një postimi në Facebook, shkruan se këtë zonë do ta vendosin në zemër të turizmit gjithëvjetor për rritjen e ekonomisë familjare dhe të mirëqenies në çdo cep. ”Voto 5 që Gjinarin ta vendosim në zemër të turizmit gjithëvjetor për rritjen e ekonomisë familjare dhe të mirëqenies në çdo cep të kësaj zone kaq të bekuar me hijeshi e plot potenciale”,-shkruan Mazniku.