Mazniku merr nën “kontroll” bashkitë, ministri i pushtetit vendor sqaron si do funksionojë “akademia” pas shkarkimeve masive

Mazniku merr nën “kontroll” bashkitë, ministri i pushtetit vendor sqaron si do funksionojë “akademia” pas shkarkimeve masive

Pasi kryeministri Edi Rama i vendosi në “tabelë qitjeje” bashkitë, me një valë kritikash dhe shkarkimesh për shkak të performancës jo të mirë, pushteti vendor do të reformohet dhe trajnohet. Këshilli i Ministrave ka vendosur të krijojë Akademinë e Pushtetit Vendor, që do të jetë në dorë të ministrit përgjegjës për bashkitë, i cili do të nënshkruajë marrëveshje me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe do të ketë për detyrë aftësimin e stafeve. “Kjo strukturë do të ketë detyrë të bëjë praktikat më të mira. Marr shembull Bashkinë e Përmetit që ka një histori shumë të madhe suksesi në raport me...