Matura Shtetërore/ Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, 365 mbetës, vetëm 29 morën notën 10

Matura Shtetërore/ Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, 365 mbetës, vetëm 29 morën notën 10

Mbrëmja e kësaj të premteje i ka njohur maturantët me rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Në të gjithë vendin janë testuar për lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 25712 maturantë, prej të cilëve 365 janë vlerësuar me notë jokaluese, ndërsa 29 maturantë janë vlerësuar me notën 10.00. Sipas të dhënave të publikuara, kalueshmëria në përqindje është 98.58%. Më poshtë është linku për çdo maturant që kërkon të njihet me notën: https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/
Burimi: Syri.net