Burimi:
Vizionplus.tv

“Match-Maker” organizuar nga AIDA. Concord Investment prezanton projektin Marina Orikum & Arameras-Ksamil
👁2387
“Match Maker Albania”, eventi kryesor për bizneset i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, bëri bashkë në Tiranë këtë të enjte qindra sipërmarrës vendas dhe të huaj. 500 investitorë të huaj, 200 investitorë shqiptarë dhe 30 eksportues vendas biseduan për bashkëpunime të reja dhe për potencialin e vendit tonë për më shumë investime. I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili nxiti sipërmarrësit e huaj të investonin gjatë kësaj periudhe në Shqipëri, si momenti më i mirë i vendit tonë. “Kushdo që ka ardhur, të hedhë një sy këtu, duhet të kuptojë që kjo është...