Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mashtronte qytetarët për t’iu marrë para duke u prezantuar me identitet të rremë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar të dyshuar për një sërë mashtrimesh ndaj qytetarëve, duke përdorur identitet të rremë. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Strategjia”, i zhvilluar nga Komisariati Nr. 2. Sipas njoftimit zyrtar, i riu, me inicialet E.H., banues në Paskuqan, u kap në flagrancë në momentin kur po i merrte një shumë parash një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar më parë në disa raste të tjera. Pas kallëzimit të bërë nga viktima, Policia nisi hetimet dhe identifikoi autorin, i cili, duke u paraqitur me emër dhe profil të rremë, kishte arritur të fitonte besimin e saj dhe t’i përfitonte disa shuma parash. Gjatë ndjekjes së rastit, uniformat blu organizuan operacionin “Strategjia” dhe...