Mashtrimet e Ramës/ Vendi vuan mungesën e ujit, investimet në ujësjellës-kanalizime ngecin edhe në 2026
Në një kohë kur mungesa e ujit të pijshëm vijon të prekë qendrat urbane dhe shumë zona të vendit, investimet publike në rrjetet e ujësjellës-kanalizimeve po ecin me ritme të ngadalta. Nga 14.38 miliardë lekë të programuara për vitin 2026, deri në fund të korrikut ishin shpenzuar vetëm 4.39 miliardë lekë, ose 30.5% e fondit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Të dhënat buxhetore tregojnë se projektet që duhet të përmirësojnë situatën nuk po zbatohen me ritmin e planifikuar. Që buxheti të realizohet i plotë deri në fund të dhjetorit, institucionet përgjegjëse duhet të shpenzojnë mesatarisht rreth 2 miliardë lekë në muaj. Kjo kërkon një ritëm më shumë se tri herë më të lartë se mesatarja mujore e periudhës janar–korrik. Gati gjysma e...
Burimi:
syri.net