Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mashtrim nëpërmjet biznesit/ Përvetësonin paratë, duke ‘premtuar’ punime për mobilim, nën akuzë një grua dhe një burrë
Policia e Tiranës bëri sot me dije se ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj një 32-vjeçareje dhe një 42-vjeçari, të denoncuar nga pronarët e shtëpive se pasi u kanë marrë paratë për të kryer punë, në parapagim, nuk i kanë kryer këto punime të pretenduara. Përfituan shuma parash nëpërmjet mashtrimit se do mobilonin dhe kryenin punime në banesa, merren nën akuzë një burrë dhe një grua, në dy raste të veçuara. Kurse denoncimin e dytë e ka bërë një 55-vjeçare, se i dyshuari S. D., 42 vjeç, nëpërmjet mashtrimit se do i kryente disa punime në banesë, i ka marrë një shumë parash. Policia nuk dha detaje në lidhje me sasinë e lekëve për të cilat bëhet fjalë, teksa hetimet i kaluan Prokurorisë...