Maserati heq dorë nga modeli elektrik MC20, rikthehet tek motorët klasikë?!

Maserati heq dorë nga modeli elektrik MC20, rikthehet tek motorët klasikë?!

Maserati ka vendosur të tërhiqet nga planet për versionin elektrik të super-automjetit MC20, pasi klientët ende preferojnë përvojën tradicionale me motorë me djegie të brendshme. Davide Danesin, drejtuesi i inxhinierisë në kompani, deklaroi për Autocar se shumë konsumatorë kanë një perceptim të gabuar për supermakinat me bateri dhe nuk ndihen të tërhequr nga ato. Shumë prej tyre kërkojnë ende ndjesinë mekanike dhe zërin autentik të motorit, jo tinguj sintetikë-tha ai, duke theksuar se pesha e madhe e modeleve elektrike është gjithashtu një pengesë. Për këtë arsye, Maserati do të fokusohet tek motorët e saj klasikë V6 Nettuno, ndërsa Danesin la...