Masakër në Llogara! Qëllohen me çifte 22 kuaj, ngordhin 4, shkak dyshohet konkurrenca mes pronarëve

Masakër në Llogara! Qëllohen me çifte 22 kuaj, ngordhin 4, shkak dyshohet konkurrenca mes pronarëve

Kali i plagosur LLOGARA- Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Llogara, ku 22 kuaj janë qëlluar me çifte. Si pasojë e të shtënave 4 kuaj kanë ngordhur dhe 3 janë plagosur. Policia ka nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konkurrencës ose ndonjë konflikt mes pronarëve që bëjnë guida me kuaj. Pjesa më e madhe e tufës së kafshëve qëndrojnë të lira në Llogara për t’i parë edhe turistët që vizitojnë këtë zonë. Sipas banorëve, ky nuk është rasti i parë që kafshët në këtë zonë goditen me armë./ZËRI