Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Masakër në Gazën jugore: Shkon në mbi 51 numri i të vrarëve nga zjarri izraelit pranë një pike ndihmash
👁12799
Forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj një turme njerëzish pranë një vendi shpërndarjeje ndihmash në Gazën jugore, duke vrarë më shumë se 51 palestinezë dhe plagosur mbi 200 të tjerë, sipas dëshmitarëve dhe ekipeve të shpëtimit në terren. Ngjarja tragjike ndodhi në lindje të Khan Younis, ku mijëra persona ishin mbledhur në pritje të ndihmave ushqimore, përfshirë miellin që shpërndahej nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP). Agjencia e mbrojtjes civile e kontrolluar nga Hamasi raportoi se trupat izraelite qëlluan mbi turmat në afërsi të një kryqëzimi strategjik që të çon në qytetin Bani Suheila, një zonë e cila ka qenë...