Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Masakër në Gaza, të paktën 20 të vrarë nga një sulm ajror izraelit në një kafene bregdetare
Një sulm ajror izraelit goditi një kafene të njohur përgjatë bregdetit të Gazës të hënën, duke lënë të paktën 20 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, sipas burimeve mjekësore dhe dëshmitarëve okularë. Sipas Mbrojtjes Civile të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, shpëtimtarët evakuuan trupat e pajetë dhe dhjetëra të plagosur nga Al-Baqa Cafeteria, një hapësirë e hapur me tenda në plazh, shumë e frekuentuar nga gazetarë, aktivistë dhe banorë lokalë. “Ende po kërkojmë nën rrënoja, krateri i shpërthimit është i thellë dhe skena është e tmerrshme,” tha një zëdhënës për BBC-në. Aziz Al-Afifi, një kameraman nga një kompani lokale produksioni,...