Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Masakër në Dnipro! Bilanci i viktimave rritet në 18, qyteti vijon të bombardohet nga Rusia
Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1,218-të, ndërsa dhuna dhe bombardimet vijojnë të shkaktojnë viktima të shumta në qytetet lindore dhe juglindore të vendit. Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore të djeshme ruse në qytetin e Dnipro-s, në rajonin e Dnipropetrovskut, është rritur në 18 persona, ndërkohë që dy vdekje të tjera janë raportuar në zonën përreth. Lajmin e bëri të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale, Serhiy Lysak, përmes një postimi në Telegram, i cituar nga Ukrainska Pravda. “Dnipro është në zi sot, pasi ka humbur 18 banorë në një sulm armik. Dhe kështu...