Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Martini me “dhimbje koke”, do rikuperimin e të dëmtuarve
Pas fitores me Vikingurin në shifrat 2-1, trajneri Martini ka “shpërblyer” futbollistët e tij, të cilét do qëndrojnë pushim dhe do shijojnë fundjavën. Në këtë mënyrë, futbollistët kuqeblu do të kenë mundësi të relaksohen gjatë këtyre ditëve, për t’u përgatitur më pas për ndeshjen e kthimit ndaj Vikingurit në Islandë. Këto ditë do shërbejnë si rikuperim edhe për disa nga futbollistët e shkodranëve. Duke nisur nga Klinti Qato, i cili mungoi në 90 minutat e para në Shkodër. Kuçovari po vuan një lëndim që nga ndeshja e parë ndaj Daugavpils në Elbasan dhe shpresat janë për një rikuperim të tijin...