Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Marta Kos: Ruani pavarësinë e SPAK, ka rezultate të mira! Po ecni me ritëm të paparë drejt BE
Parlamenti Evropian debatoi në Strasburg raportet e progresit për Shqipërinë për vitet 2023 dhe 2024, ku faqja më e shndritshme për vendin tonë, është ajo e SPAK. Marta Kos, Komisionere e Bashkimit Europian për Zgjerim kërkoi që reforma në drejtësi të mos preket. “Rezultatet e mira të strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, janë hapa pozitivë që theksohen edhe në raportin e Parlamentit. Është jetike që Shqipëria të vazhdojë të tregojë progres konkret në fusha kyçe. Në këtë kontekst, pavarësia e strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK, duhet të ruhet plotësisht. SPAK...