Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Marrëveshje paqeje?!” Trump: Zelensky, i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë
👁7468
Si pjesë e një marrëveshje paqeje, presidenti i SHBA Donald Trump pretendon se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky është i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë, kjo pavarësisht refuzimeve të mëparshme të Kievit për një propozim të tillë. Pyetjes se nëse mendon që presidenti ukrainas është gati të dorëzojë kontrollin e gadishullit të tij jugor, i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, Trump u përgjigj: “Unë mendoj se po”. Këto komente, presidenti Trump i bëri para gazetarëve pasi u kthye nga Vatikani, ku zhvilloi një takim të shkurtër me Zelenskyn përpara funeralit të Papa Françeskut. Sipas presidentit...