
Marrëveshja për Ukrainën/ Kremlini: Substancat që po diskutohen me SHBA-të, shumë komplekse
👁10037
Kremlini i quajti komplekse çështjet e zgjidhjes së Ukrainës, për të cilat Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po diskutojnë dhe deklaroi se Moska vazhdon kontaktet me Uashingtonin. “Substancat që po diskutojmë lidhur me zgjidhjen e Ukrainës janë shumë komplekse, ato kërkojnë shumë përpjekje shtesë”, u tha gazetarëve, sekretari i shtypit presidencial rus Dmitry Peskov, duke komentuar kërcënimet e shefit të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump për të vendosur sanksione për naftën ruse, nëse Vladimir Putin zvarrit procesin e paqes në Ukrainë. “Ne vazhdojmë kontaktet tona me palën amerikane”, shtoi përfaqësuesi i Kremlinit./ Interfax.
Burimi:
Syri.net