Marrëveshja për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump do vizitojë sërish Moskën këtë javë

Marrëveshja për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump do vizitojë sërish Moskën këtë javë

I dërguari amerikan, Steve Witkoff, pritet të udhëtojë këtë javë në Moskë, njoftoi të martën Yuri Ushakov, këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ky udhëtim vjen në një kohë kur janë në zhvillim procese diplomatike me synimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Po”, u përgjigj Ushakov, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, kur u pyet nëse është në dijeni që Witkoff planifikon të vizitojë kryeqytetin rus gjatë kësaj jave. Më parë, Steve Witkoff është takuar tre herë me Vladimir Putin për të diskutuar perspektivën e përfundimit të konfliktit në Ukrainë.
Burimi: Vizionplus.tv