Marrëveshja për mineralet e rralla, Ukraina nis ekipin e negociatorëve në SHBA

Marrëveshja për mineralet e rralla, Ukraina nis ekipin e negociatorëve në SHBA

Ukraina do të dërgojë një ekip në Uashington javën e ardhshme për të filluar negociatat mbi një draft të ri të një marrëveshjeje mbi mineralet e Ukrainës. Ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yuliia Svyrydenko e tha këtë në një intervistë me AP të publikuar në faqen e internetit. “Draft-marrëveshja e re e SHBA-së tregon se synimi për të krijuar një fond ose për të investuar së bashku mbetet”, tha Svyrydenko. Delegacioni i Kievit do të përfshijë përfaqësues të Ministrive të Ekonomisë, Punëve të Jashtme, Drejtësisë dhe Financave.
Burimi: Syri.net