Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë/ Italia përplaset me Gjykatën e BE-së për ‘vendet e sigurta’: Ndërhyrje në sovranitetin kombëtar
Foto ilustruese ITALI- Qeveria italiane ka reaguar me tone të ashpra pas një vendimi të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, që kërkon kontroll më të rreptë gjyqësor mbi mënyrën se si vendet anëtare shpallin "vendet e sigurta të origjinës" për emigrantët. Në një deklaratë të publikuar nga Palazzo Chigi dhe e shpërndarë nga kryeministrja Giorgia Meloni, vendimi u cilësua si një tjetër shembull i “uzurpimit të kompetencave politike nga ana e drejtësisë evropiane”. Sipas ekzekutivit italian, ky vendim cenon seriozisht sovranitetin kombëtar dhe përbën një ndërhyrje të papranueshme në vendimmarrjen politike të një shteti. “Sërish gjyqësori, kësaj here ai...