Marrëveshja për çmimet në supermarkete, eksperti: Duhet të kontrollohen importuesit, jo vetëm tregtarët

Marrëveshja për çmimet në supermarkete, eksperti: Duhet të kontrollohen importuesit, jo vetëm tregtarët

Qeveria shpalli sot nismën “kurse”, për t’i ardhur në ndihmë konsumatorëve. Marrëveshja me pesë supermarkete parashikon fiksimin e çmimeve për 212 produkte, për një periudhë tre mujore. Eksperti Mateo Spaho, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus nën moderimin e Aleksandër Furxhi, tha se kjo masë mund të ndikojë në rritjen e konkurrencës, por ka kufizime, veçanërisht për pensionistët dhe qytetarët që nuk kanë njohuri të mjaftueshme për përdorimin e internetit dhe aplikacioneve në celular. Sipas Spahos, marrëveshja me pesë rrjete supermarketesh nuk është e mjaftueshme për të përfshirë të gjithë tregun, ndërsa një rol më të rëndësishëm duhet të kenë importuesit e mëdhenj. Ai argumenton se forcimi i lekut ndaj euros nuk është reflektuar në uljen...