Burimi:
Kohajone.com

Marrëveshja me BE për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, Balluku: Përfundon në 2028
👁4130
Gjatë vizitës në Shqipëri të zv/Presidentes së Komisionit Europian, Kaja Kallas është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e fazës së parë të hekurudhës së Korridorit VIII, në segmentin Durrës–Rrogozhinë. Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe përfaqësuesit e Bankës Europiane për Investim, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të transportit hekurudhor në vend. ”Ky projekt është një gur kilometrik për Shqipërinë dhe një pjesë e rëndësishme e puzzle-it të madh të transportit hekurudhor europian”, u shpreh zv/kryeministrja Balluku. Më tej Balluku informoi se hekurudha Tiranë–Durrës pritet të dorëzohet brenda vitit 2025, ndërsa në vitin...