Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
👁10803
Parlamenti miratoi pasditen e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar 2025 në Davos. Lidhur me këtë ka ardhur një reagim nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani thekson se Shqipëria merr përgjegjësitë e nevojshme në mbrojtje të rendit ndërkombëtar. Postimi i Hasanit: Ratifikohet në parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës. Ofrojmë mbështetje për Ukrainën në kuadër të angazhimeve dypalëshe dhe ndërkombëtare. Si vend anëtar i besueshëm i NATO-s, marrim përgjegjësitë e nevojshme...