Marrëdhënia SHBA-Rusi, zëdhënësi i Kremlinit: Përmirësimi i raportit me Uashingtonin do të marrë kohë

Marrëdhënia SHBA-Rusi, zëdhënësi i Kremlinit: Përmirësimi i raportit me Uashingtonin do të marrë kohë

Bisedimet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, që synojnë përmirësimin e raportit dhe heqjen e “pengesave” në marrëdhënien e tyre, nuk pritet të japin rezultate të shpejta, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov “Epo, le të themi se ka shumë pengesa në marrëdhëniet dypalëshe. Sigurisht, vështirë se mund të shpresohet për rezultate të shpejta, por ky është pikërisht lloji i punës komplekse, hap pas hapi që ka filluar dhe do të vazhdojë”, u tha gazetarëve Peskov, duke mohuar se dialogu ka arritur në një rrugë pa krye. Që kur Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, të...
Burimi: Top-Channel.tv