Marisa Nito paraqitet në SPAK/ Bashkëshortja e Elman Abule në të njëjtin hetim me dosjen e Kryebashkiakut Veliaj

Marisa Nito paraqitet në SPAK/ Bashkëshortja e Elman Abule në të njëjtin hetim me dosjen e Kryebashkiakut Veliaj

Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule është paraqitur sot në ambientet e SPAK. Abule, po hetohet në të njëjtën dosje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. SPAK ka dyshime se Abule është përfshirë në një skemë pastrimi parash me çiftin Xoxa-Veliaj. Ndërkohë sot pritet që të zhvillohet në GJKKO seanca ku SPAK do të njoftojë gjykatën në lidhje me hetimet 2-mujore ndaj Veliajt. Veliaj akuzohet për 2 vepra penale, “korrupsion” dhe “pastrim parash”.
Burimi: Sot.com.al