Mario mohon vrasjen e Martin Canit, i akuzuari pretendon se qëlloi me thikë vetëm Luis Meçen

Mario mohon vrasjen e Martin Canit, i akuzuari pretendon se qëlloi me thikë vetëm Luis Meçen

Mario Përlleshaj, adoleshenti i arrestuar si autor i vrasjes së Martin Canit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ka mohuar përfshirjen e tij në krimin e rëndë. Përmes avokatit të tij, Përlleshaj i tha gjykatës se ka goditur vetëm Luis Meçen, që mbeti i plagosur në ngjarje. Ndërkohë, në seancën e sotme, dëshmoi edhe një tjetër adoleshent që ishte i pranishëm në momentin kur nxënësi 14 vjecar mbeti i vdekur. Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”. Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur tri ditë më herët brenda ambienteve të shkollës për motive të dobëta, ndërsa agravoi deri në përdorimin e armëve të ftohta. Sipas dinamikës që doli nga hetimet, Martin Cani dhe shoku...