Marigona Qerkezi rikthehet në Royal Opera House në rolin kryesor të “Aida-s”

Marigona Qerkezi rikthehet në Royal Opera House në rolin kryesor të “Aida-s”

Sopranoja shqiptare Marigona Qerkezi do të rikthehet në skenën e njohur të Royal Opera House në Londër, në rolin kryesor të operës “Aida” të kompozitorit italian Giuseppe Verdi, gjatë sezonit artistik 2026/2027. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja, e cila ka shprehur gëzimin për rikthimin në një prej skenave më prestigjioze të operës në botë, duke e cilësuar këtë si një moment të veçantë në rrugëtimin e saj artistik. Qerkezi do të interpretojë në rolin e Aidës më 26 maj, si dhe më 1 dhe 7 qershor 2027, në Royal Opera House të Londrës. Opera “Aida”, një nga veprat më të njohura të Giuseppe Verdit, mbetet pjesë e rëndësishme e repertorit operistik botëror, ndërsa rikthimi i Qerkezit në këtë skenë shënon një tjetër...