Marie Kraja sopranoja me zërin e kristaltë, themeluese e TKOB
24 September, 2026 - 16:50 Teatri Kombëtar i Operës e Baletit përkujtoi sot, në 115-vjetorin e lindjes, “Artisten e Popullit” Marie Kraja, duke e cilësuar atë si, një prej zërave më të shquar të muzikës operistike shqiptare dhe një nga figurat themeluese të TKOB. Marie Kraja lindi më 24 shtator të vitit 1911. Studimet e larta për kanto i kreu në Konservatorin e Graz-it, në Austri. Pas përfundimit të studimeve u kthye në Shqipëri, ku nisi një veprimtari të ngjeshur koncertore dhe pedagogjike, duke ia kushtuar të gjithë jetën artit muzikor shqiptar. Me interpretimet e saj, Marie Kraja promovoi muzikën shqiptare edhe në skena ndërkombëtare në Vjenë, Bari, Mynih, Firence e qytete të tjera evropiane. Kraja u vlerësua për zërin e bukur lirik, plot temperament,...
Burimi:
kultplus.com