Maresca: Skuadra krijon shumë, por po pësojmë gola naivë dhe për gabime individuale

Maresca: Skuadra krijon shumë, por po pësojmë gola naivë dhe për gabime individuale

Trajneri Enzo Maresca e ka mbështetur portierin Gianluigi Donnarumma pas gabimit të tij në fitoren 3-2 të Manchester City ndaj RB Leipzig në Champions League në mesjavë. Gjithsesi, italiani theksoi se skuadra e tij duhet të ndalojë së pësuari “gola naivë”. “Nuk është ndonjë shqetësim i madh, por është një gabim. E pranojmë që është gabim“, tha Maresca, që nuk ka ndërmend të marrë asnjë masë ndaj patriotit të tij: “Për momentin, nuk po mendoj për situatën e portierëve.” “Pak minuta para gabimit, ai bëri një pritje që rrallëkush në botë do ta bënte. Gigio e di që nuk reagoi mirë te goli i parë, por ai do të përmirësohet“, tha Maresca që më tej shtoi: “Të dy golat janë mjaft naivë dhe mund t’i...