Maresca: I kënaqur me kualifikimin dhe rotacionin e skuadrës, të rinjtë e justifikuan fanellën

Maresca: I kënaqur me kualifikimin dhe rotacionin e skuadrës, të rinjtë e justifikuan fanellën

Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, ka mbetur i kënaqur nga kualifikimi në raundin tjetër të Carabao Cup. Skuadra e “citizens” mposhti me penallti Brighton, një rezultat që trajneri italian e konsideron të rëndësishëm duke parë rivalin. “Brighton po kalon një moment të shkëlqyer. Ata shënojnë shumë gola në çdo ndeshje, ndaj e dinim se do të ishte e vështirë. Në aspektin mbrojtës mund të kishim bërë më mirë. Por, me këtë projekt kemi nisur vetëm tre muaj më parë”, tha Maresca. “Ka shumë gjëra që mund t’i bëjmë më mirë. Ndeshja ishte kaotike, por në përgjithësi e kontrolluam mjaft mirë. Brighton luan gjithmonë në sulm, me mbulim ‘një për një’. Të shtunën do të jetë saktësisht e njëjta gjë”, shtoi italiani. Më tej, Maresca...