No Image Available

Kush i bashkoi Çopjën dhe Çelën? Lala shpjegon rolet, Ferhati flet për 12 tonë kokainë drejt Belgjikës

Ervis Çela kishte lidhjet me furnizuesit e kokainës në Amerikën e Jugut. Franc Çopja kishte rrjetin që mund ta shiste drogën në Europë. Kështu e shpjegoi gazetarja Klodiana Lala, mbrëmjen e 19 nëntorit, arsyen pse dy grupe me histori të ndryshme nisën të bashkëpunonin në fund të vitit 2019. Gazetari Eni Ferhati solli një episod që tregon përmasat e këtij bashkëpunimi. Sipas tij, vetëm një ngarkesë e nisur drejt Belgjikës përmbante 12 tonë kokainë, me vlerë të përllogaritur deri në 300 milionë euro. Lala e lidhi rolin e Çelës me vitet e qëndrimit në Paraguaj, ndërsa për Çopjën veçoi lidhjet e tij në tregun britanik. Edhe në kërkesën për gjykim, SPAK-u u atribuon role të dallueshme. Sipas prokurorisë, Çela siguronte furnizimin në Amerikën e Jugut....