Rama e quan buxhetin “historik”, Tomorri nxjerr shifrat e arsimit dhe shëndetësisë
Qeveria parashikon 3,8 miliardë lekë më shumë për arsimin në vitin 2027. Por gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri vuri në dukje një shifër që e vë në diskutim cilësimin e buxhetit si “historik” nga kryeministri Edi Rama. Sipas krahasimit që Tomorri paraqiti mbrëmjen e 19 nëntorit, fondet për arsimin zbresin nga 3,26% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2026 në 3,19% në vitin 2027. Me fjalë të tjera, financimi i arsimit po rritet më ngadalë se ekonomia. Projektbuxheti, të cilin Kuvendi e miratoi në parim me 80 vota pro dhe 25 kundër, parashikon 976,1 miliardë lekë shpenzime gjithsej. Prej tyre, sipas ministrit të Financave Petrit Malaj, 93,7 miliardë lekë parashikohen për arsimin. Në plan përfshihen 1 miliard lekë shtesë për bursat e studentëve në...
Burimi:
ntv.al