Maresca: Duhet të jemi të kujdesshëm në Champions, i kënaqur me 3 pikët por ishte e vështirë
5 Nëntor 2026 10:10 Telesport Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, ka komentuar fitoren 3-2 që skuadra e tij arriti dje në fushën e Leipzig, e vlefshme për Champions League. “Ishte një ndeshje e vështirë në disa momente. E kontrolluam lojën mjaft mirë, por në disa çaste hasëm vështirësi. Champions League, ndeshje në transfertë në Gjermani, është e vështirë, ndaj jam i kënaqur me tri pikët”, tha trajneri italian. “Ata ishin të organizuar mire, ishin agresivë dhe të rrezikshëm me lojtarët e krahut”, deklaroi Maresca. Më tej, ai tha: “Duhej të ishim të kujdesshëm në tranzicione. Jam i lumtur për tri pikët, tani na duhet të rikuperohemi dhe të ecim përpara.”
Burimi:
telesport.al