Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Maratona rinore në Elbasan, organizohet prej 29 vitesh për të zbuluar talentet e reja
👁8563
Ka startuar në Elbasan Maratona Rinore, aktiviteti i cili synon zbulimin e talenteve të reja. I ideuar dhe konkretizuar po në Elbasan rreth 29 vite më parë maratona elektrizon të rinjtë e gjimnazeve dhe krijon mes tyre një konkurrencë të fortë e të bukur artistike. Në një teatër të mbushur plot, skena duket është e vetmja që ka aftësinë të mundë rrjetet sociale apo kafenetë. Maratona Rinore e Elbasanit ka identifikuar talente të cilët sot kanë pushtuar skenat kombëtare dhe jo vetëm. Në të marrin pjesë të rinjtë e talentuar në këngë, kërcim, aktrim, modeling etj. Top Channel