Maratona e Egnatias, 10 sfida për kampionët në pak më shumë se një muaj – Balkanweb.com – News24

Maratona e Egnatias, 10 sfida për kampionët në pak më shumë se një muaj – Balkanweb.com – News24

Egnatias i rezervohet një kalendar tejet të ngjeshur në javët e ardhshme, ku hapësirat për pushim do të jenë thuajse të papërfillshme. Nga 20 nëntori, kur do të përballet me Skënderbeun, deri më 24 dhjetor, në takimin ndaj Teutës, skuadra rrogozhinase do të zbresë në fushë plot 10 herë. Një periudhë intensive, ku kampionati dhe angazhimi në Europë do të ndërthuren në një ritëm që do të vërë në provë jo vetëm përgatitjen fizike, por edhe kapacitetin e Nevil Dedes për të menaxhuar grupin. Në harkun e pak më shumë se një muaji, Egnatia do të duhet të përballojë sfida të rëndësishme në disa fronte, pa pasur luksin e një periudhe të gjatë për t’u rikuperuar. NUK KA PUSHIM – Dhjetë takime në rreth 34...