Ermal Hasimja: Asambleja e PS-së si vaki, ngjan me mbledhjet e Sadam Hysein! Rama nuk do mosbindje

Ermal Hasimja: Asambleja e PS-së si vaki, ngjan me mbledhjet e Sadam Hysein! Rama nuk do mosbindje

Politologu Ermal Hasimja, komentoi mbledhjen e Asamblesë së PS të shtunën e kaluar, ku Rama kërkoi përjashtimin nga partia të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. I ftuar në News 24, Hasimja theksoi se Rama jo vetëm nuk do mosbindje në parti, por nuk duron dot as edhe perceptimin se mund të ketë mosbindje. Sakaq, asambleja për të dukej si një rast vakie për të gjithë anëtarët aty, ndërkohë që e krahasoi edhe me një mbledhje të ish liderit irakien Sadam Hysein i cili çoi për pushkatim disa anëtarë të partisë së tij. Ermal Hasimja: Ngjan me një mbledhje që zhvilloi Sadam Hysein në partinë e tij në fillim vitet 90’ apo fundi i viteve 80’. Është një moment që futet aty dhe në partinë tonë...