Harry Kane drejt historisë, barazon rekordin e vendosur 78 vite më parë!

Harry Kane drejt historisë, barazon rekordin e vendosur 78 vite më parë!

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka arritur një tjetër sukses të veçantë në karrierën e tij ndërkombëtare, duke barazuar një rekord që i rezistonte kohës prej gati tetë dekadash. Sulmuesi i Bayern Munichut ka gjetur rrugën drejt rrjetës në shtatë paraqitje radhazi si mysafir me fanellën e Anglisë. Goli i fundit, i realizuar ndaj Spanjës, i mundësoi atij të barazojë një statistikë historike. Për herë të fundit, këtë seri e kishte arritur legjenda Tom Finney, i cili kishte shënuar në shtatë ndeshje radhazi jashtë Anglisë, nga shtatori i vitit 1946 deri në maj të vitit 1948. Kështu, Kane vendos emrin përkrah një prej figurave më të mëdha të futbollit anglez, duke dëshmuar edhe një herë vazhdimësinë e jashtëzakonshme në nivelin ndërkombëtar.