Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Maqedonia e Veriut/ Taravari jep dorëheqjen si Ministër i Shëndetësisë, ‘pritet të bashkohet me opozitën shqiptare’
👁5579
Politikan i njohur shqiptar dhe kreu i ‘Aleancës për Shqiptarët’, Arben Taravari, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i Ministrit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, vetëm tre ditë pasi bëri publik vendimin për të tërhequr partinë e tij nga koalicioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski. Dorëheqja e Taravarit pritet të ratifikohet nga Parlamenti javën e ardhshme, ku paralelisht pritet edhe emërimi i një ministri të ri, pas një propozimi nga vetë kryeministri. Ky zhvillim vjen pas përplasjeve të hapura politike brenda koalicionit dhe tërheqjes së ‘Aleancës për Shqiptarët’ muajin e kaluar edhe nga blloku opozitar shqiptar VLEN...