Manjani vijon kritikat për Kodin e ri Penal: Llafet mbi korrupsionin bëhen në kafene apo portal, por jo në gjykatë

Manjani vijon kritikat për Kodin e ri Penal: Llafet mbi korrupsionin bëhen në kafene apo portal, por jo në gjykatë

Në vijim të diskutimeve mbi reformimin e Kodit Penal, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, rikthehet me një analizë të detajuar për mënyrën se si konceptohet dhe trajtohet korrupsioni në legjislacionin penal shqiptar. Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, juristi i njohur thekson se korrupsioni është një formë e veçantë vjedhjeje dhe si i tillë, nuk mund të ekzistojë si vepër penale në mungesë të një vlere të matshme – si para apo pasuri. Sipas Manjanit, është thelbësore që Kodi Penal të mos bazohet mbi “llafe”, por mbi fakte konkrete të “dhënies” dhe “marrjes”, duke shmangur penalizimin e individëve...