Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mandati nuk është plaçkë dhe arroganca nuk është vizion
Nga Bledar Çela Ajo që nisi si një aleancë shprese për ndryshim në politikën shqiptare, po përfundon përpara syve tanë si një shembull tjetër i krizës së lidershipit dhe dështimit për të ndarë pushtetin në mënyrë të ndershme. Përplasja brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, ka dalë nga kornizat e një debati politik për parime dhe ka rrëshqitur në terrenin e presioneve, kërcënimeve të ulëta dhe arrogancës që nuk mund të fshihet më pas parullave për “politikë ndryshe”. Më saktë, njerëz pranë Lapajt janë vërsulur ende pa folur KQZ duke kërcënuar Endrit Shabanin dhe familjarë...