Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën Bajram Begaj
“Dushi” i ftohtë që morën nga Brukseli zyrtar për krizën e mandateve të gjyqtarëve kushtetues, ka nxitur kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, të bëjnë përpjekje për të pastruar sadopak veten para syve të partnerëve ndërkombëtarë, nëpërmjet deklaratave të rreme. Komisioni Europian, në raportin për ‘Shtetin e së Drejtës” në Shqipëri për vitin 2025, shkruante: “Pasiguria ligjore vazhdon në lidhje me përfundimin e mandatit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të interpretimeve të ndryshme të dispozitave përkatëse nga Kuvendi dhe Gjykata e Lartë. Për njërin nga rastet, Presidenti i Republikës, në rolin e...