Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Manastirliu: Nisin sot regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta në portalin e-Albania
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi sot hapjen zyrtare të regjistrimeve online për klasat e para dhe të dhjeta në portalin e-Albania. Prindërit dhe nxënësit mund të kryejnë regjistrimin nga data 7 korrik deri më 31 gusht, duke eliminuar nevojën për paraqitje fizike në shkolla dhe duke garantuar një proces më efikas. “Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot, më 7 korrik, në e-Albania. Sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 31 gusht, duke u dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në kohën më të përshtatshme për ta”, bëri...