Manaj: Duam vendin e parë në grup, rivaliteti gjë e mirë! Mungesat e Brojës e Bajramit? Futbolli është me momente

Manaj: Duam vendin e parë në grup, rivaliteti gjë e mirë! Mungesat e Brojës e Bajramit? Futbolli është me momente

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në kuadër të 4 ndeshjeve të Nations League, që luhen në shtator dhe tetor. Trajneri Maran, pasi shpalli listën e kuqezinjve të grumbulluar për sfidat me Bjellorusinë, San Marinon dy herë dhe Finlandën, nis sot punën në terren me të tijtë. Sulmuesi Rey Manaj, i cili doli në konferencë shtypi bashkë me mesfushorin Ylber Ramadani, theksoi mes të tjerash se objektivi është vendi i parë në grupin 1 të Ligës C. Ai u shpreh se Shqipëria e vërtetë do të duket në këto ndeshje. “Miqësoret e fundit janë ndryshe nga ndeshjet që do të luajmë tani. Miqësoret vinin pas fundit të sezonit, me mendjen te pushimet. Plus vinim pas ndeshjes me Poloninë dhe ishim të mërzitur për mosarritjen e...