Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Man.City “shpartallon” Al Ain, por në 1/8 rrezikon Real Madrid, Guardiola: E dimë çfarë duhet të bëjmë me Juven (VIDEO)
Me 6 pikë, po aq sa dhe Juve, Man.City “fluturon” në fazën e 1/8 në Botërorin e Klubeve, në sfidën e fundit përballen me “Zonjën e Vjetër” për të përcaktuar kreun e Grupit G. Gjithçka e lehtë për të besuarit e Pep Guardiola, me “qytetarët” që triumfuan 6-0 për Al Ain. Tetë minuta lojë i mjaftuan për të kaluar në avantazh, me Gundogan që në përpjekje për të futur një top në zonë e dërgoi drejtpërdrejtë në rrjetë. Në të 27-tën, Claudio Echeverri, talenti argjentinas, me një ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit dyfishoi shifrat. City nuk u mjaftuan me...