Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Maliqi: Duhen dorëheqje në PD! Nëse s’bëjmë analizë, Rama do na turpërojë përsëri
Nëse opozita nuk bën një analizë të thellë brenda vetes së saj me rigjenerim struktursh, dorëheqje të njerëzve që dështuan më 11 maj, përveç Sali Berishës dhe vendosjen e kandidatëve të fortë, atëherë Edi Rama do i turpërojë përsëri në zgjedhjet e radhës dhe të mos futen fare në garë. Ky është mendimi i kandidatit opozitar në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Beratit, ish-ligjvënësit Lefter Maliqi, për situatën paszgjedhore dhe humbjen e thellë të PD-ADSHM. I ftuar në ‘Sot, Live në Shqipëri’ nga moderatori Nertil Agalliu, në Report Tv, ai kritikoi ashpër përzgjedhjen e drejtuesve politikë, strukturave elektorale dhe...