Maksimilian Lamberci, austriaku i dashuruar me gjuhën shqipe
Maksimilian Lamberci ishte albanolog austriak. Ai ka lënë rreth 60 dorëshkrime në të cilat paraqet të dhëna mbi folklorin e folkloristikën, mitologjinë, etnologjinë, gjuhësinë, letërsinë, historinë etj.Lamberci, që nga viti 1906, kur dëgjoi gjuhën shqipe në Atikë të Greqisë, e deri më 1963, kur vdiq, nuk iu nda punës për t’i çuar përpara studimet albanologjike. E nisi studimin e shqipes si dialektolog, duke mbledhur materiale gjuhësore në terren më 1913–1914 gjatë një udhëtimi studimor në Itali. Qëndroi katër muaj në fshatrat arbëreshe. Aty regjistroi një lëndë të pasur dialektologjike e folklorike. Fryti i parë i kësaj pune është skica “Albanische Mundarten in Italien”, e shoqëruar me një hartë që tregon shpërndarjen e ngulimeve arbëreshe. Në këtë skicë sintetike të bie në sy puna e thelluar...
Burimi:
kultplus.com