Makinat përplasen në Lushnjë-Fier, krijohen radhë kilometrike pranë “Pushimit të shoferit”

Makinat përplasen në Lushnjë-Fier, krijohen radhë kilometrike pranë “Pushimit të shoferit”

Radhë kilometrike në autostradën Lushnje-Fier në kryqëzimin e pushimit të shoferit. Për shkak të një përplasjeje të disa mjeteve në afërsi të kryqëzimit, radhët e trafikut janë tepër të gjata. Ky është rasti i katërt që nga fillimi i javës dhe aksidentet me dëme materiale krijojnë konfuzion në trafik. Policia e qarkullimit rrugor me forca shtesë ka bllokuar kalimin e mjeteve në autostradë drejt Këmishtajt dhe Krutjes në mënyrë që të çlirohet autostrada nga radhët e krijuara. Përveç kësaj mase provizore. grupi i punës po dokumenton dhe aksidentin e krijuar, ku disa makina janë përplasur dhe kanë dëme materiale. Fluksi i mjeteve që përshkojnë autostradën është tepër i lartë, pasi jemi në sezon veror dhe rruga drejt jugut të vendit është e mbingarkuar. Disa pika...