Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Makinat përplasen ”kokë më kokë”, 4 persona të plagosur
Dy makina janë përplasur këtë të shtunë në aksin nacional Sarandë-Delvinë, në vendin e quajtur Shijan. Në aksident janë përfshirë dy automjete gjë që ka sjellë plagosjen e katër personave, përfshirë edhe dy drejtuesit. Të lënduarit janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Burime nga urgjenca bëjnë me dije se fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.