Makina plot me drogë, arrestohen dy persona në aksin “Mamurras-Kashar”

Makina plot me drogë, arrestohen dy persona në aksin “Mamurras-Kashar”

Finalizohet operacioni i koduar “Interruption 3”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore. U kapën në flagrancë duke transportuar me automjet, 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (rreth 60 kg), vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen pakot me lëndë narkotike dhe automjeti. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativës për të shitur lëndë narkotike. Si rezultat i operacionit të koduar...
Burimi: Kohajone.com