Makina përplaset me trafikndarësen e më pas shpërthen para Policisë së Gjirokastrës, shkak dyshohet….

Makina përplaset me trafikndarësen e më pas shpërthen para Policisë së Gjirokastrës, shkak dyshohet….

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër, kur një automjet është përplasur me trafikndarësen. Nga informacioniet e para, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në lagjen ’18 shtatori’, kur mjeti është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka shpërthyer. Dyshimet e para janë që makina të ketë shpërthyer si pasojë e gazit, ndërsa incidenti ka ndodhur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër. Sipas informacioneve nga vendngjarja, dyshohet se drejtuesi Cilo Devolli ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital për trajtim mjekësor. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të incidentit dhe më pas shpërthimit të automjetit.